Telegrafi

Letonia në epërsi ndaj Kosovës pas gabimit të Ujkanit (Video)

Letonia ka gjetur përsëri golin e epërsisë në takimin miqësor ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Është sulmuesi Davis Ikaunieks, i cili ka shënuar nga afërsia për epërsinë 2-1 të letonezëve.

Goli i Ikaunieks erdhi në minutën e 30-të të ndeshjes.

Vlen të theksohet se intervenimi i portierit Samir Ujkani ishte shumë i ngathtë në dy kohë. /Telegrafi/