LetMeSpy, firma prodhuese e “spyware” me bazë në Poloni nga sot nuk është funksionale dhe tha se do mbyllet pas një sulmi të hakerëve në muajin qershor, nga ku u fshin shumë të dhëna, duke përfshirë sasinë e madhe të të dhënave të vjedhura nga telefonat e mijëra viktimave.
Në një njoftim në faqen e tij të internetit në gjuhën angleze dhe polake, LetMeSpy konfirmoi “mbylljen e përhershme” të shërbimit “spyware” dhe se deri në fund të gushtit do të pushonte së funksionuari. Njoftimi thoshte se LetMeSpy po bllokon përdoruesit që të hyjnë ose të regjistrohen me llogari të reja.
Një njoftim i veçantë në faqen e mëparshme të identifikimit të LetMeSpy, e cila nuk funksionon më, konfirmoi raportet e mëparshme se hakeri që e kreu operacionin e spyware gjithashtu fshiu të dhënat në serverët e tij, raporton Tech Crunch, përcjell Telegrafi.
“Shkelja u dha qasje të paautorizuar në bazën e të dhënave të faqes së internetit LetMeSpy, shkarkim dhe në të njëjtën kohë fshirje të të dhënave nga faqja e internetit nga autori i sulmit”, thuhet në njoftim.
Aplikacioni i LetMeSpy nuk funksionon më, tregon një analizë e trafikut të rrjetit nga TechCrunch dhe faqja e internetit e krijuesit të spyware nuk ofron më aplikacionin spyware për shkarkim.
LetMeSpy ishte një aplikacion për monitorimin e telefonit Android që ishte krijuar qëllimisht për të qëndruar i fshehur në ekranin bazë të telefonit të viktimës, duke e bërë të vështirë zbulimin dhe heqjen e aplikacionit. /Telegrafi/