Mbretëresha Letizia udhëtoi për në Merida për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Reina Letizia 2021”
Çmimi me emrin e saj promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, përfshirjen sociale, barazinë, rehabilitimin dhe parandalimin e aftësisë së kufizuar.
Ndër fituesit ishte Vivas Teson, profesoreshë në Universitetin e Seviljes, transmeton Telegrafi.
Kur Vivas iu afrua Letizias për të marrë mirënjohjen e saj, të dyja zonjat shpërthyen së qeshuri, sepse e kuptuan se kishin veshur fustane identike.
Domethënë, të dyja për këtë rast kishin zgjedhur fustane nga koleksioni i ri i markës komerciale spanjolle “Mango”.
Është fjala për një model efektiv me dy fytyra bardhë e zi, i plotësuar me një rrip që thekson më shumë belin.
Letizia dhe Vivas e kanë kombinuar fustanin me sallone të zeza dhe nuk e kanë tepruar me aksesorët pasi nuk kanë nevojë as me një fustan kaq të spikatur.
E ndërsa për disa zonja të famshme të cilat hezitojnë të veshin të njëjtin fustan, mbretëresha Letizia tregoi se nuk e rëndojnë gjëra të tilla dhe thjesht ka qeshur mjaft me këtë situatë simpatike. /Telegrafi/