Telegrafi

Letërsia shqiptare promovohet në Rumani

Pas Sibiut, letërsia shqipe vazhdon promovimin në qytetin rumun të Iasit.

Në këtë qytet do të promovohet romani “Kukulla” i Kadaresë, i përkthyer nga Marius Dobrescu, si dhe do të ketë mbrëmje poetike me vargjet e poetëve Frederik Rreshpja, Ilirian Zhupa, Visar Zhiti, Dritero Agolli, Skënder Rusi, Rita Petro, Bardhyl Londo, Ermir Nika, Luljeta Lleshanaku etj.

Veprimtaria organizohet nga Shoqata Lidhja e Shqiptareve të Rumanisë dhe Shtëpia Botuese “Humanitas” – më e rëndësishmja në Rumani.

Në promovimin e romanit të Kadaresë do të flasin Marius Dobrescu, Luan Topciu dhe Marius Chelaru.