Telegrafi

Letërsia maqedonase u prezantua në Panairin ndërkombëtar të librit në Kinë

Republika e Maqedonisë u prezantua me sukses në edicionin e 23-të ndërkombëtarë të panairit të librit në Kinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Theks të veçantë në këtë prezantim iu dha projektit kapital Përkthim të antologjisë së letërsisë maqedonase në gjashtë gjuhë të huaja, në kinezisht, rusisht, gjuhën frënge, gjermane, spanjolle dhe arabe.

Në tendën e Maqedonisë u ekspozuan edhe monografi për kulturën dhe trashëgiminë maqedonase, ndërkaq shtëpive botuese kineze iu prezantua edhe konkursi i Ministrisë së kulturës për botuesit e jashtëm, për mbështetjen e përkthimeve të pjesëve cilësore të letërsisë maqedonase në gjuhë të huaja./Telegrafi/