Krijimtaria letrare maqedonase do të përfaqësohet para publikut grek në Panairin e 13-të ndërkomëbtar të librit në Selanik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me ftesë të Fondacionit grek për kulturë dhe nën organizimin e Konsullatës së përgjithshme të Maqedonisë në Selanik, është rezervuar një tendë për Maqedoninë, që ka filluar dje dhe do të zgjasë deri më 15 maj.
Në panair do të ketë 300 shtëpi botuese, 500 folës, 284 ngjarje, nga të cilat 27 për krizën e refugjatëve./Telegrafi/