Telegrafi

Letërsia maqedonase prezantohet në Panairin ndërkombëtar të librit në Poloni

Për herë të parë Maqedonia merr pjesë në Panairin ndërkombëtar të librit në Varshavë të Polonisë, që mbahet nga sot, e deri më 21 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizatori i prezantimit të letërsësë maqedonase është Biblioteka kombëtare universitare ”Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Rreth 300 libra letrarë nga kultura dhe arti, publicistika, antologjia e letërsisë maqedonase do të jenë pjesë e prezantimit në Varshavë. Aktiviteti kryesor do të jetë më 20 maj ku do të pretantohet poezia moderne maqedonase dhe proza./Telegrafi/