Telegrafi

LETËRSIA ËSHTË PERËNDI.

Nga: Briken Zenuni

Dikur e lashë lojën dhe i hutuar vështroja dy të rritur që gjakoseshin me njëri-tjetrin. Sa shumë silueta njerëzish u shfaqën rreth meje, sa shumë zëra egërsirash u dyndën nga thellësia e tokës që dukej sikur po përmbysej. Dikur e lashë lojën, se zemra më rrihte prej frikës që ndieja dhe duart më dridheshin padëshirë. Dikur e lashë lojën, kur pashë Nënën të më thërristë dhe shkova drejt saj me vrap. Nëna ime nëna e botës, më ruan nga kafshët e tokës.