Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se letërnjoftimet, të cilat janë për përdorim të brendshëm, do të vlejnë edhe pas përfundimit të afatit për zëvendësimin e tyre, ndërsa për pasaportat do të shqyrtohen të gjitha opsionet.
“Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet në mënyrë që nëse është e nevojshme, të zgjatet afati i tyre, pasi ato u shërbejnë qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit”, tha Kovaçevski.
Ai njoftoi se punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë lëshuar tashmë një milion e dyqindmijë pasaporta të reja në vend.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri për iniciativën e OBRM-PDUKM-së tha se Gjykata Kushtetuese do të japë mendimin e saj./Telegrafi/