Site icon Telegrafi

Letër urimi nga Australia

Në letër ndër të tjera thuhet: “Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, Ju përcjell Juve, Qeverisë dhe popullit të Kosovës urimet e mia më të përzemërta, bashkë me ato të Qeverisë dhe popullit australian”.

Australia ka qenë një prej vendeve të para që ka bërë njohjen e pavarësisë së Kosovës më 19 shkurt 2008 dhe zyrtarisht i ka vendosur marrëdhëniet diplomatike më 21 maj 2008.

“Ndiejmë kënaqësi që tani Australia përgëzon Kosovën për përvjetorin e saj të parë si shtet i pavarur”, shkruan më tutje në letër Bryce.

“Ambasadori i Australisë në Republikën e Kosovës, Ekselenca e tij z. Peter Shannon, ka prezantuar kredencialet e tij më 15 shtator 2008. Vizita e Ambasadorit ishte mundësi e mirë për të diskutuar përkrahjen e Australisë për Kosovën, përfshirë edhe krijimin e mundësive komerciale, shkëmbimet kulturore e arsimore dhe relacionet midis parlamenteve të dy vendeve”, theksohet në letër.

“Më lejoni të shpreh bindjen time që marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona do të vazhdojnë së prosperuari në vitet që do të vijnë”, thekson Bryce. /Telegrafi/

Exit mobile version