Site icon Telegrafi

Letër tualeti që shkëlqen në terr

Në faqen e internetit “iwantoneofthose.com” mund të porositni aparate të çuditshme, ndërsa letra e tualetit që bën dritë në terr mund të blihet për 5 funte britanike (një role).

Për arsye se “Glow in the dark loo” kushton gati 10 herë më shtrenjtë se roloja e thjeshtë e letrës së tualetit, duket se vetëm të pasurit mund ta kenë kënaqësinë për ta parë dritën fluoreshente kur shkojnë në tualet.

Në anën tjetër, njerëzit të cilët pëlqejnë kampet janë të emocionuar me idenë se tash mund ta bëjnë nevojën në natyrë me ndihmën e një ndriçimi shtesë.

Letrën ndriçuese të tualetit e ka shpikur Daniel Blackman i cili punon për kompaninë “Thumbs UP”. /Telegrafi/

Exit mobile version