int(1) Letër e hapur për ministrin e Shëndetësisë: Ku janë premtimet për rritje të rrogave - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Letër e hapur për ministrin e Shëndetësisë: Ku janë premtimet për rritje të rrogave

Sindikata e pavarur e të punësuarve në klinikat universitare, qendrat dhe spitalet klinike, dërgoi letër të hapur deri te ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në të thuhet se nga 15 janari nuk kanë pasur asnjë kontakt me të, as me kryeministrin Zaev. Në letrën thuhet se ka skaduar afati i premtimeve për rritjen e rrogave dhe ndërtimin e garazheve me kate për të punësuarit nëpër klinikat.

“A mendoni se të punësuarit në Qendrën klinike e harruan premtimin tuaj. A mendoni se është zbutur revolti i tyre. Jo, por ju e keni humbur besimin te bashkëpunuesit tuaj të deritanishëm, shpresojmë dhe të ardhshëm. Z. Ministër, korrigjojeni imazhin dhe filloni të silleni në mënyrë serioze ndaj resorit të cilin e udhëhiqni”, thuhet në letrën e sindikatës.

Në letrën përmendet edhe premtimi i parealizuar për rrogë themelore nga 100 mijë denarë për mjekët dhe specialistët në shëndetësinë terciare, si dhe premtimi për rritjen prej 5% për punëtorët administrativë./Telegrafi/

Exit mobile version