Site icon Telegrafi

Letër e hapur për deputetët, kërkohet ndërprerja e destruktivitetit në rajonin e Ohrit

Me rastin e Ditës së Liqenit të Ohrit, shoqata ekologjike “Front 21/42” ka dërguar letër të hapur tek deputetët e Kuvendit të Maqedonisë përmes së cilës kërkojnë moratorium për projektet infrastrukturore në siç thonë, trashëgiminë e vetme kulturore dhe natyrore në Maqedoni.

“Ju dorëzojmë letrat me të cilat 8000 qytetarë kërkojnë moratorium për projektet infrastrukturore dhe zbatim të Ligjit për menaxhim me rajonin e Ohrit. Ajo që më së shumti nga brengos është shmangia evidente e masave kyçe për shpëtim të rajonit të vetëm në vendin tonë i mbrojtur nga UNESCO”, thuhet në letër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo organizatë apelon dhe kërkon nga deputetët që të miratojnë përfundime thelbësore dhe të zbatojnë rekomandimet e UNESCO-s.

“Kjo është detyra juaj ligjore dhe historike ndaj gjithë gjeneratave të tanishme dhe të ardhme në Maqedoni, por edhe detyrim ndaj gjithë botës”, thonë nga organizata./Telegrafi/

Exit mobile version