Site icon Telegrafi

Letër deputetit, z. Ukë Rugova

I nderuar z. Deputet!

– Në emër të banorëve të lagjes “Velania”;
– Në emër të mijëra të tjerëve që u duhet të kalojnë nëpër këtë lagje;
– Në emër të atyre që kanë pësuar dhe pësojnë përditë gjithfarë situatash dhe dëmtime të makinave, duke qenë të detyruar të kalojnë nëpër të vetmin shteg të ngushtë – pjesën ndërmjet dy semaforëve të rrugës “1 Tetori”, që ngjan më shumë me një rrugicë malore, me gropa bezdisëse edhe për traktoristë, dhe

Për hir të:

– lirisë së qarkullimit,
– lehtësimit të jetesës së bashkëqytetarëve tuaj, jo pak prej të cilëve të kanë dhënë votën për t’i mbrojtur interesat e tyre,
– respektimit të ligjit – ngaqë:
• sipas nenit 22.1, pika a) të Ligjit për Rrugët, “personi juridik ose fizik bën kundërvajtje, nëse pa arsye dhe në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, bllokon një rrugë publike ose vendos material në rrugë publike”;

Të përgjëroj:
Zhbllokoje rrugën “Hamdi Gashi”!

– sepse shkaku i vendosjes së portës në këtë rrugë (ngjarja e 12 marsit 2004), ka pushuar para më se gjashtë vjetësh; për më tepër këtë duhet ta bësh sot, kur për zhbllokimin e rrugëve ushtarëve të KFOR-it po iu duhet madje edhe të gjakosen;

– sepse nuk ke të drejtë morale të ngrihesh në Kuvend kundër bllokadave në Veri, në kohën kur vetë mban të bllokuar rrugën në mes të Prishtinës!

– SEPSE, FUNDJA, KËTË E KENI OBLIGIM LIGJOR.

(Autori është banor i Lagjes “Velania”)

 

Exit mobile version