Telegrafi

“Lessons”, libri i parë autobiografik i Gisele Bundchen

RIO DE JANEIRO, BRAZIL - JULY 13: Model Gisele Bundchen looks on prior to the 2014 FIFA World Cup Brazil Final match between Germany and Argentina at Maracana on July 13, 2014 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Jamie Squire/Getty Images)

Gisele Bundchen është një ndër modelet më të bukura dhe të paguara në botë.

Bukuroshja së fundi ka menduar se si do ta shtojë pasurinë pos ekspozimit të trupit në sfilatet e ndryshme të modës.

Në fakt, 38-vjeçarja ka zgjedhur të publikoj një libër që flet për jetën dhe karrierën artistike të saj, të titulluar, “Mësimet: Rruga ime për një jetë me kuptim”.

E ballinën e librit e publikuar në llogarinë personale në Instagram gjersa shihet e veshur në këmishë.

“Shkrimi i këtij libri ishte një proces transformues dhe intensiv për mua,” shkroi supermodeli në Instagram.

“Zbulimi i tregimeve të thellë brenda meje më bëri të ndihem i prekshëm dhe emocional, por duke u përballur me hijet dhe pasiguritë e mia kam mësuar se si ta pranoj dhe ta dua veten në një mënyrë më të thellë. Qëllimi im për të shkruar këtë libër është të tregoj se si i kam mposhtur sfidat e caktuara në jetën time me shpresën se kjo mund të ndihmojë të tjerët që mund të shkojnë përmes përvojave të ngjashme”, tha ajo.

Bundchen gjithashtu tha se të ardhurat nga libri do të shkojnë në Projektin Agua Limpa, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Brazil, e dedikuar për “mbrojtjen e burimeve të ujit për brezat e ardhshëm”. /Telegrafi/