Telegrafi

Lesi: Shqipëria, mungesë promocioni për turizmin

Sipas zotit Lesi, shkak për këtë është bërë “jo vetëm mungesa e fondeve, por edhe strategjitë e paqarta, sidomos nga agjencia e turizmit, drejtoresha e së cilës ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë, pikërisht në mes të sezonit turistik”.

Zv/ministri propozoi gjithashtu amendime të ligjit të turizmit, pasi sipas tij, ky ligj ka mangësi përsa i përket kompetencave të palëve. Zoti Lesi tha “se është e nevojshme që ministria e Turizmit të jetë një dikaster më vetë, bashke me atë të Mjedisit”. Ai vuri në dukje se në këtë situatë ka ndikuar edhe mungesa një ministri, që pas ikjes së Ferdinand Xhaferajt, raportoi Vizion Plus./Telegrafi/