Site icon Telegrafi

Lëshojani rrugën rosave! (Foto)

Canal & River Trust, që mbikëqyr dy kilometra rrugë buzë ujit në Angli dhe Uells, ka krijuar shteg për shpendët e ujit në Londër, Birmingham dhe Manchester, raporton City Metric, transmeton Telegrafi.

Kjo nismë e përkohshme angleze është pjesë e fushatës së “Share the Space, Drop your Pace”, që kërkon të ndërgjegjësojë njerëzit dhe tani edhe kafshët të përdorin pjesët e ngushta të vijëzuara.

Shtegu i rosave është shënuar me një vijë të hollë të bardhë paralele me rrugën kryesore.

Të stampuara me hashtag #sharethespace dhe një imazh pate, shtegu u lejon shpendëve dhe njerëzve të ecin përkrah, por me shtigje të ndara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version