Një grua e paemëruar është rrëzuar keq, pasi u godit nga valixhja që i erdhi nga pas, në shkallët lëvizëse të një stacioni trenash në Shenzen të Kinës.
Turistja e njohur vetëm si Yu, ka thënë se e tëra ndodhi, pasi e lëshoi pa kujdes dorezën e valixhes dhe pesha që kishte brenda, e shtyri të lëvizte me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, viktima 50-vjeçare që ka pësuar lëndime në kokë dhe nyjat e këmbëve, është duke u trajtuar në spital.
Me të kërkuar falje për rastin, Yu ka thënë se do t’i paguajë të gjitha shpenzimet spitalore për viktimën, të cilës i është përmirësuar gjendja. /Telegrafi/
https://youtu.be/desQklQS-Ss