Treni i ri, i treti me radhë, prej dje është lëshuar në qarkullim, informuan Hekurudhat e Maqedonisë Transport SHA-Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Treni i ri kinez me motor diesel do të qarkullojë në relacionin Shkup-Manastir dhe do t’i zëvendësojë mjetet e shpenzuara të vjetra transportuese’, theksohet në kumtesën e kompanisë.
Me këtë investim prej 25 mlion euro, tërësisht ndryshon pasqyra e transportit hekurudhor të udhëtarëve, i cili tani është në nivel të vendeve të zhvilluara evropiane. /Telegrafi/