Telegrafi

Lëshohet me qira shtëpia me muralet e diktatorëve më famëkeq të historisë (Foto)

Është lëshuar me qira një shtëpi luksoze në Londër, që ka një mural gjigant të Saddam Husseinit në banjë.

Ky lider famëkeq është në mesin e shumë të tjerëve që ndodhen në objektin e banimit, për të cilin duhet të paguhen rreth 40 mijë euro në muaj, transmeton Telegrafi.

Mao, Lenini dhe Stalini janë në mesin e prijësve që ndodhen në pesë dhoma gjumi, tri hapësira pushimi dhe në pesë banja gjigante.

Pos portreteve, në shtëpi ka edhe dekorime të shumta, si statuja dhe figura që kanë bazë komuniste. /Telegrafi/