Vendkalimi kufitar Streizmir-Restilica në kufirin Maqedoni-Kosovë të malit Korab do të jetë i hapur për qëllime turistike nga sot deri më 20 gusht.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, zv. ministri Agim Nuhiu dhe Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sashe Tasevski morën pjesë në këtë ngjarje, së bashku me ministrin e brendshëm të Kosovës, Ekrem Mustafa, Zëvendës Drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj.
Ministrat u takuan edhe me banorët e komunës Brod në Kosovë dhe theksuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis dy vendeve, si dhe vendosmërinë për të përmirësuar kushtet e jetesës për banorët e këtyre vendeve./Telegrafi/