Site icon Telegrafi

Lëshohet nga tobogani, i riu rastësisht kërcen në pishinë dhe përfundon mbi burrin e pafat (Foto/Video, +16)

Pothuajse të gjithëve na ka rastisur që gjatë pushimeve verore me familje të na ndodh ndonjë e papritur, e në veçanti kur nisemi në kohën e gabuar të lëshohemi nga tobogani me ujë.

Britaniku Graham Hyde, 44-vjeç, i cili pati dëshirë që përvjetorin e martesës ta festojë me gruan dhe vajzën 8-vjeçare në Barcelonë, ka përjetuar tmerrin, transmeton Telegrafi.

Hyde së bashku me familjen e tij udhëtoi për në Barcelonë, dhe qysh në ditën e parë të pushimit ka përfunduar në spital me qafë të lënduar.

Ai mrekullisht i ka shpëtuar më të keqes, kur një adoleshent i trashë kërceu në pishinë derisa ai pritej të përfundonte në ujë pas lëshimit nga tobogani.

E gjithë ngjarja filloi kur e bija arriti ta bind që të lëshohen së bashku në tobogan, por për fat të mirë ajo u lëshua në ujë nga një tobogan tjetër.

Por derisa po lëshohej ky burrë me shpejtësi të madhe në pishinë, në ato momente një adoleshent kërceu në ujë – duke përfunduar mbi të.

Si rezultat i këtij veprimi ai gjatë tërë pushimeve ka qëndruar në spital dhe në dhomën e hotelit, për shkak të lëndimeve në qafë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=23&v=rxIban-x5L4

 

 

 

Exit mobile version