Site icon Telegrafi

Lëshohet nga kati i 11-të për ta rregulluar klimën, i lidhur për trupin e pronarit të banesës (Video)

Riparuesi i paemëruar, është lidhur për trupin e pronarit të një banese në Shangai të Kinës, derisa ta rregullojë klimën.

Pas minutës së tretë, në videon e postuar më poshtë mund të shihni momentin kur ai del nga dritarja dhe nis të punojë.

“Më tha se kjo është e vetmja mënyrë, ose po shkoj pa kryer punë. Pasi kishte përvojë dhe unë kam mjaft peshë, vendosa ta provoj”, ka thënë pronari lidhur me rastin.

Megjithëse video përfundon shumë shpejtë, mësohet se ai ka qëndruar afro 15 minuta përjashta dhe e ka kryer rregullimin me sukses.

Por, shikuesit e kanë kritikuar sepse mund të humbte jetën e tij, si dhe të personit që e angazhoi. /Telegrafi/

https://youtu.be/tCOX6c7I2vA

Exit mobile version