Telegrafi

Lëshohet në përdorim ura me katër korsi në Gostivar (Video)

Me hoxhën dhe priftin para, qindra qytetarë të martën pasdite dolën për të ec, për fat, mbi urën e re të Gostivarit! Legjendën për fatin ua tregoi masës vet kryetari i qytetit Nevzat Bejta, i cili bashkë me ta eci nga fillimi e deri ne fund të rrugës së re.

Sipas TV21, ndërtimi i rrugës, urës dhe gjithë infrastruktura e saj kushtoi mbi 1 milion euro, kurse filloi në majin e vitit të kaluar. Ura do të lidhë pjesën perëndimore të qytetit me lagjen Dutllok, fshatrat Banjicë e epërme dhe e poshtme.

AIM bën të ditur se ura është 42 metër e gjatë dhe 20 metër e gjërë, ka katër korsi për vetura, pastaj korsi për biçikletë dhe trotoar. U harxhaun 380 mijë euro mjete të siguruara nga Fondi për zhvillim dhe infrastrukturë me seli në Luksemburg./Telegrafi/