Pikëpagesa e re në autostradën Demir Kapi-Smokvicë është lëshuar në përdorim në orën 07:00 të mëngjesit.
Sipas çmimores së Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, çmimi për automjetet e kategorisë B do të arrijë 100 denarë ndërsa gjatë pagesave të gatshme në para euro do të arrijë 2 euro.
Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore nga fillimi i vitit, përfundimisht me korrikun, nga pagesa në pikëpagesa ka realizuar të ardhura në vlerë prej 1.434.012.792 denarë (23.5 milion euro) ose për 3.97 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Pagesa elektronike nga muaji i kaluar është e arritshme në pikëpagesat e Korridorit 10: Romanovce, Petrovec, Sopot, Otovicë dhe Gradsko. Në rrjedhë është mbindërtimi për përshtatje të sistemit për pagesë elektronike në pikëpagesën për automjete të kategorisë A, përkatësisht motorë./Telegrafi/