Linja ajrore e parë e kompanisë “Wizz Air” me 161 pasagjerë në linjën e re të rregullt nga Vjena arriti në aeroportin e Ohrit “Shën Apostulli Pavli” këtë pasdite.
Drejtori i Përgjithshëm i TAV Maqedoni Alper Ersoy në ceremoninë e organizuar për këtë rast tha se linja ajrore fillestare do të realizohet dy herë në javë dhe nga muaji i ardhshëm “Wizz Air” nga Ohri në Vjenë dhe anasjelltas do të udhëtojnë tre herë gjatë javës.
Drejtori i Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit, Ljupço Janevski tha se kjo linjë ajrore është e rëndësishme për turizmin në Maqedoni. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve austriak është rritur për tetë për qind, ndërsa numri i netëve të shpenzuara për katër për qind.
Sipas kryetarit të Ohrit, Jovan Stojanovski, kjo linjë ajrore ka rëndësi të veçantë për Ohrin dhe Strugën, sepse hap mundësi për më shumë njerëz që të vizitojnë rajonin, e cila do të kontribuojë në promovimin e objekteve turistike në rajonin e Ohrit./Telegrafi/