Pasi që para disa ditëve u humbën gjurmët e Igor Spasovin, i dënuar për vrasjen e Martin Neshkoskit, sot është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për të arratisurin, informon AIM.
Spasov fillimisht iu dha një urdhër arresti kombëtar, por pasi ai nuk u gjet në vend, ai do të kërkohet edhe jashtë vendit.
“Spasov Igor… i lindur me 22.12.1978 në Shtip, ku edhe jeton, kërkohet me urdhër PK nr.6 / 18, lëshuar nga Gjykata Themelore e Shtipit, për veprat e kryera kriminale, në bazë të nenit 123 dhe nenit 386 të KP të RMV-së për burgim deri në 7 vjet e 3 muaj”, shkruan në faqen e internetit të MPB-së.
Spasov më 18-in e këtij muaj është dashur që të rikthehet në burgun e Idrizovës, pasi i skadoi afati për ndërprerje të burgut, por ai nuk paraqit. I burgosuri disa herë ka marrë ndërprerje të mbajtjes së burgut për shkak të mjekimit./Telegrafi/