Site icon Telegrafi

Lëshohen në përdorim katër formulare për preparate të kanabisit në Maqedoni

Në tregun e Maqedonisë, për qëllime mjekësore janë lëshuar në përdorim katër formulare të ndryshme të preparateve të kanabisit për sëmundjet malinje, multipleks sklerozë, HIV dhe sindromave të rënda epileptike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili mori pjesë në hapjen e simpoziumit kushtuar legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Maqedoni.

Ky simpozium dyditorë i përvjetshëm i organizuar nga Agjencia për ilaçe dhe mjete medicinale (AIMM), ka për qëllimi arsimimin e mjekëve dhe farmaistëve në pjesën e rekomandimit të perparateve me kanabis nga ana e ekspertëve të vendit dhe të jashtëm./Telegrafi/

Exit mobile version