Telegrafi

Lëshohen me barkë nëpër kodër, godasin dhe lëndojnë një vajzë të re (Video, +16)

Në Shtetet e Bashkuara janë filmuar tre persona që kanë hipur në një barkë dhe janë lëshuar nga kodra e mbuluar nga bora.

Lëvizja e tyre e shpejtë, ka bërë që të përplasin një vajzë të re dhe ta rrëzojnë duke i shkaktuar lëndime, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhet e ditur nëse i është shkaktuar ndonjë thyerje në eshtra, por besohet se lëndimi të ketë qenë i madh, sepse lundra është e punuar nga druri i fortë.

“Rrezikim i panevojshëm i jetës së vet dhe të tjerëve, ky lëshim është i paparashikueshëm sepse nuk ke si të ndalosh”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/