Derisa po lëshohej me një tren të shpejtë në parkun e lojërave në Port Aventura të Spanjës, një burrë arriti të kapte në telefon në ajër.
Ai kishte zgjatur duart, në momentin kur njërit që ndodhej prapa i iku telefoni dhe fluturonte në ajër, transmeton Telegrafi.
I lumtur që e shpëtoi një telefon nga thyerja dhe dëmtimi, ai qeshte së bashku me shoqëruesen e tij, teksa argëtohej në një hapësirë me peizazh mbresëlënës.
Ky tren lëvizë me afro 134 kilometra në orë dhe kapja e një telefoni në ato kushte, është një rastësi shumë e rrallë. /Telegrafi/