Turistja e paemëruar që ndodhej në Tulum të Meksikës, ra në pishinë në momentin që donte të lëshohej në litarin e tendosur.
Madje, ajo nuk rrëshqiti aspak, meqë u shkëput sapo u largua nga platforma, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit dëgjohen duke qeshur me të, ndërsa ajo dilte ngadalë prej ujit, e hutuar me atë që i ndodhi papritmas.
Shikuesit i kanë kritikuar mirëmbajtësit e strukturës së njohur si ‘zip line’, do duhej të rrisnin masën e sigurisë, meqë ajo ka mundur të binte edhe në ndonjë hapësirë të fortë. /Telegrafi/
https://youtu.be/pUacWycp8iY