Telegrafi

Lëshimi në karuselin më të madh në botë, ku shpejtësia arrin deri në 130 kilometra në orë (Video)

Në një park lojërash në Ontario të Kanadasë, është testuar me sukses karuseli më i madh në botë, që është ndërtuar ndonjëherë.

Ata që kanë guximin të bëhen pjesë e Yukon Striker, kanë mundësi të përjetojnë lëshimin ku kalohet edhe nën tokë, për të dalë siërish në sipërfaqe, transmeton Telegrafi.

Lëvizja nëpër strukturën e gjatë 1,100 metra, arrinë shpejtësinë prej 130 kilometrave në orë, kur kalohet nëpër një pjesë vërtikale të gjatë 75 metra.

Ky karusel ku rrotullimi bëhen në 360 shkallë, është edhe më i larti ndonjëherë, që arrin deri në 74 metra lartësi.

Zyrtarët e parkut i kanë bërë të gjitha përgatitjet, që ta lëshojnë në qarkullim këtë karusel, duke filluar nga tre maji. /Telegrafi/