Site icon Telegrafi

“Lëshimi” i ministrisë sllovene të Mbrojtjes në Facebook: Mos hidhni mjete piroteknike, por bomba

Ministria sllovene e Mbrojtjes disa ditë më parë ka bërë një lëvizje paksa të çuditshme, kur në profilin zyrtar në Facebook publikoi thirrjen që këshilloheshin qytetarët që mjetet piroteknike t’i zëvendësojnë me bomba.

Paralajmërimet në prag të festave të fundvitit për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike, duket se ishte marrë paksa “më seriozisht” nga autoritetet e atjeshme, transmeton Telegrafi.

Duke tentuar që në një postim në rrjetin social t’i bëjnë thirrje qytetarëve të mos përdorin mjete piroteknike, por edhe të lajmërohen vullnetarisht për të shërbyer në ushtri, ministria sllovene e Mbrojtjes në profilin e saj në Facebook “Postani vojak” bëri një “lëshim”.

“Mos gjuani mjete piroteknike. Ejani vullnetar, ndizni eksplozivët dhe hidhni bomba”, thuhet në postim përkrah fotografisë ku tregon mjetet piroteknike që ndalohen dhe ushtarët sllovenë duke hedhur bomba.

E pasi që u përhap me shpejtësi të madhe dhe u bë virale, ky postim është shlyer nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/

 

Exit mobile version