Telegrafi

Lëshimi me barkë nëpër kodër përfundoi me shumë dhimbje (Video)

Korey Boucher e ka filmuar mikun e tij Jon, që u lëshua me barkë nëpër një kodër në Ohio të Shteteve të Bashkuara.

Por, derisa po rrëshqiste ai ka humbur kontrollin dhe në vend që të përfundonte në lumë, është përplasur për trungun e një peme, transmeton Telegrafi.

“U tmerrova dhe e tëra që mund të thosha, ishte pyetja e zakonshme se a je mirë”, ka shkruar Boucher lidhur me rastin.

Megjithëse ishte një goditje që i shkaktoi shumë dhimbje, ai nuk ka thyerje apo ndonjë lëndim serioz.

Ky veprim nuk rekomandohet të përsëritet në asnjë rrethanë, sepse problemet mund të jenë edhe më të mëdha. /Telegrafi/