Hetimet për vdekjen e protagonistes zëvendësuese në xhirimet e filmit “Deadpool 2” në Vancouver, në aksidentin tragjik me motoçikletë, kanë treguar një sërë gabimesh në aspektin e sigurisë – raporton BBC News.
Agjencia WorkSafeBC ka deklaruar se producentët e filmit është dashur të siguroheshin që 40-vjeçarja Joi Harris të mbante helmetë gjatë xhirimeve.
Po ashtu, është deklaruar se është dashur të ketë pasur mbrojtëse adekuate që do ta pengonin atë që të mos e kalonte zonën për xhirime më 14 gusht të vitit 2017.
Nga kompania 20th Century Fox, të cilët e kanë realizuar filmin që është lansuar në maj të vitit 2018, kanë thënë se nuk pajtohen me shumë të gjetura në raport.
Por, sipas WorkSafeBC, kjo kompani nuk e ka vlerësuar rrezikun që ka të bëjë me kontrollin e sigurisë, shpejtësinë e motoçikletës dhe qëndrueshmërisë së pajisjeve.
Në bazë të rezultatit të hetimeve, WorkSafeBC pohon se 20th Century Fox mund të dënohet me gjobë administrative. /Telegrafi/