Telegrafi

Lëshimet e Drenicës dhe Flamurtarit ishin motiv për Trepçën ‘89

Trepça ‘89 ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme në garën për të mbijetuar në Superligën e Kosovës në futboll.

Mitrovicasit fituan me rezultat 5-2 në udhëtim te Ferizaj duke iu afruar me një pikë Drenicës që ndodhet në zonën e shpëtimit.

Duke e komentuar ndeshjen për Super Sport Kosova, trajneri Shpëtim Idrizi ka theksuar se fitorja e ekipit të tij e kombinuar me lëshimet e skuadrave konkurrente, i jep motiv për të shpresuar tutje.

Lexo po ashtu Trepça ’89 regjistron fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt

Ai ka thënë se aspekti psikologjik është shumë i rëndësishëm për lojtarët dhe se gabimet Drenicës dhe Flamurtarit i frymëzuan të zgjedhurit e tij për të triumfuar.

Trepça ’89 është në vend të nëntë në tabelë me 34 pikë, derisa pozita e tetë që mbahet nga Drenica, numëron 35 pikë. /Telegrafi/