Telegrafi

Lëshimet Alpine në Pediatri, ‘’Superheronjët” rikthehen te klinika e fëmijëve

Aktivitet alpin dhe promovues kushtuar mbledhjes së fondeve për Pediatrinë.

Klubi Alpin Prishtina dhe Care for Kosovo Kids ju ftojnë të na bashkoheni në ngjarjen e fundvitit në Pediatri / QKUK / Prishtinë.

Ky aktivitet tashmë tradicional ndiqet nga institucione, subjekte, qytetarë dhe media të shumta, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Ky është viti i katërt me radhë i këtij aktiviteti tradicional.

Natyra e aktivitetit

Me 15 dhjetor (e Premte / 11:00) Alpinistët e KAP të maskuar si superheronj lëshohen me litarë nëpër ballkonet dhe dritaret e Pediatrisë duke shpërndarë dhurata për pacientët dhe të pranishmit të cilët gjithnjë mblidhen në numër të madh.

“Është traditë e Klubit tashmë dhe si e tillë ka për qëllim vetëdijesimin e donatorëve potencial për pediatrinë (onkologjinë), zbavitjen e pacientëve të vegjël, falënderimin ndaj stafit mjekësor, nxitjen e filantropisë dhe ndikimin në përmirësimin e imazhit të vendit”, thuhet në njoftimin e klubit Alpin Prishtina.

Përgjegjës për sigurinë dhe përformancën është Sektori i Alpinizmit i Klubit Alpin Prishtina.

Në këtë mes hyjnë gjitha aktet juridike (Policia dhe Shërbimet Publike – QKUK) dhe parametrat e përzgjedhjes së personave të Klubit të cilët do të bëjnë lëshime.

Paraprakisht bëhen trajnime shtesë dhe testime për veprime specifike në ballkone dhe dritare të ndërtesës, konform planit operativ dhe standardeve./Telegrafi/

Vendi: Klinika e Pediatrisë / https://maps.app.goo.gl/ErQJKYgx6Rxc5gcj7

Më poshtë, aktivitetet nga e kaluara.