Site icon Telegrafi

Lëshim kritik në Adobe Acrobat dhe Reader

Lëshimi, i cili sipas pohimeve nga Adobe filloi të keqpërdoret për sulme të kufizuara në Reader 9.x për Windows, sulmuesve potencial ia mundëson marrjen e kontrollit mbi kompjuterin.

Arna për këtë lëshim kritik në Reader dhe Acrobat 9.x për Windows pritet të arrij gjatë javës së ardhshme. Duke pasur parasysh se Adobe Reader X Protected Mode dhe Adobe Acrobat X Protected View parandalojnë keqpërdorimin e lëshimit, Adobe për momentin planifikon të paraqes vetëm arnën përkatëse në kuadër të mbindërtimit të radhës për çerekun i cili është planifikuar për 10 janar. Në të njëjtën kohë do të paraqiten edhe arnat për versionet e Adobe Acrobat dhe Reader për Mac dhe Unix.

Më shumë informata mund të lexoni në blogun zyrtarë të Adobe. /Telegrafi/

Exit mobile version