Telegrafi

Lëshim i rrezikshëm në Flash Player

Sipas informatave të publikuara në faqet e Adobe, lëshimi mund të shkaktojë dëmtimin e kompjuterit ose telefonit celular, dhe t’i mundësojë sulmuesit potencial edhe marrjen e kontrollit mbi sistemin e ‘okupuar’.

Deri më tani nga Adobe kanë zbuluar se lëshimi ka filluar të keqpërdoret në dosjet Flash, si edhe përmes Microsoft Excel.

Lëshimi godet Adobe Flash Player 10.2.152.33 dhe versionet e mëhershme në të gjitha platformat e rëndësishme, duke përfshirë Windows, Mac OS, Linux, Solaris dhe Android, ndërsa rregullimi është paralajmëruar për javën e ardhshme.

Deri atëherë, përdoruesit e Adobe këshillohen që të shfrytëzojnë antivirusët dhe përditësimin e rregullt të softuerit antivirusal dhe softuerëve tjerë të sigurisë. /Telegrafi/