Leroy Sane do të mungojë për gjashtë muaj te Manchester City shkaku i dëmtimit të marr në ndeshje me Liverpoolin.
Me një komunikatë në faqen zyrtare, klubi i Manchester Cityt ka bërë me dije se lojtari i përfaqësueses gjermane ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë.
Ai do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni. Ndërhyrja kirurgjikale është parashikuar për javën e ardhshme.
Sipas të gjitha gjasave Sane do t’i duhet të qëndrojë rreth gjashtë muaj jashtë fushave të futbollit.
Ku dëmtim ka bërë që sulmuesit anësor, t’i dështojë transferimi i tij te Bayern Munich.
Kjo pasi ka patur akordi mes palëve para dëmtimit të Sane. /Telegrafi/