Site icon Telegrafi

Lëre që rrahin brutalisht punonjësen e restorantit në Florida, por edhe ia vjedhin paratë nga arka – kalimtari i rastit filmon sulmin

Katër femra kishin porositur “më shumë se patate të skuqura” nga restorantit Popeye në Florida.

Një video amatore e filmuar nga një klient, shfaq një plaçkitje të dhunshme që ndodhur në një prej lokaleve të gjigantit në Lantana, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrës së sherifit në Palm Beach, gjithçka filloi kur një prej pasagjere u grind me arkëtaren e lokalit – duke e pështyrë dhe fyer punonjësen.

Në videon 29 sekondëshe, ajo sulmon brutalisht punonjësen duke qëndruar pranë veturës Nissan Sentra.

Sikur kjo të mos mjaftonte, asaj i dalin në ndihmë dy mikeshat që i bashkohen rrahjes – madje njëra prej tyre arrin t’i vjedh paratë nga arka.

“Njëra prej të dyshuarave ka arritur që përmes dritares t’i vjedh paratë nga arka”, ka bërë të ditur një zyrtar policor.

Katër “banditet” më pas rikthehen në veturë dhe largohen nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Deri më tani nuk është arrestuar askush lidhur me këtë sulm dhe plaçkitje, ndërsa hetimet sipas zyrtarëve policorë janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Exit mobile version