Zënkat në fushë në mes Neymarit dhe Edison Cavanit në derbin ndaj Lyonit vazhdon të jetë kryefjala e mediave evropiane.
L’Equipe ka zbuluar se dyshja pas lojës kanë pasur një diskutim të ashpër edhe në dhomat e zhveshjes.
Për ta ndalur gjithë këtë në mes është futur Thiago Silva dhe fal tij situata u qetësua.
Besohet se në krah të Neymarit janë dal edhe brazilianët tjerë si: Dani Alaves, Marquinhos, Lucas dhe Silva.
Por, Cavani me shumë mundësi do vazhdojë të jetë lojtari që do gjuajë penalltitë pasi ai tash e disa vite vazhdon të jetë një shembull për të gjithë në klubin francez.
Ndeshja u fitua nga PSG me rezultat 2-0, por me autogolat e lojtarëve të Lyont. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nb03T7w_MPw