Telegrafi

L’Equipe – Kjo është 11-shja e Mourinhos te Unitedi (Foto)

Gazeta franceze “L’Equipe” ka publikuar formacionin e Jose Mourinhos në Manchester United.

Manchester United vazhdon të dominojë në faqet e gazetave rreth spekulime në afatin kalimtar, ndërsa është raportuar se klubi nga ‘Old Trafford’ është shumë pranë nënshkrimit me Zlatan Ibrahimovic dhe Henrikh Mkhyitaryan.

Raportohet se Mourinho së shpejti do të fillojë negociatat edhe me Paul Pogban, shkruan L’Equipe.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

Të enjten, gazeta prestigjoze franceze, e cila është ndër më të besueshmet rreth transferimeve në merkato, ka zbuluar edhe formacionin e mundshëm të Mourinhos në United, në rast se ‘Djajtë e Kuq’ arrijnë të transferojnë lojtarët e synuar.

Sipas L’Equipe, Mourinho dëshiron të luajë futboll ofanziv me formacionin 4-3-3 në United, me Pogban përkrah Wayne Rooney në qendër të mesfushës.

‘Special One’ synon që në sulm të luajë me Zlatan Ibrahimovic, me Anthony Martial në krahun e majtë dhe Mkhitaryan në krahun e djathtë.

Por, mbetet të shihet nëse Pogba do të rikthehet në United në verë, pasi që gjiganti i Premier Ligës sezonin e ardhshëm nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Shikoni formacionin e mundshëm të Mourinhos me Unitedin më poshtë.