Site icon Telegrafi

“Lepurushja” e Playboyt, Carla: Filmi i ri dokumentar do ta shkatërrojë Hugh Hefnerin

Dokumentari më i fundit rreth jetës në bosit të Playboyt tregon sekretet më të errëta të themeluesit të së revistës me të njëjtin emër, Hugh Hefnerit.

Ish-lepurushja, Carla Howe e cila jetonte me atë dhe të motrën e saj binjake, Melissa ka thënë se ky film do të nxjerr disa të vërteta rreth të ndjerit.

Hefner, i njohur edhe për hedonizëm dhe pronar i revistës së famshme për meshkuj, jetoi në rezidencë me shumë bukuroshe.

Sidoqoftë, në filmin e ri rreth tij, publiku do të zbulojë se si në katër muret e rezidencës i ka trajtuar vajzat.

“Një film dokumentar rreth vilës është duke u filmuar. Prodhuesit po u bëjnë thirrje vajzave që kanë jetuar në vilë të tregojnë rrëfimet e tyre”, zbuloi ajo për Daily Mail.

Megjithëse, ajo tha se nuk mori pjesë në ndonjë incident duke shtuar se e kishte dëgjuar “shumë tmerre për të vdekurit”.

“Unë kurrë nuk kam pasur një përvojë të keqe me të, por disa prej tyre që kanë folur për filmin, aspak nuk është e bukur. Ndonjëherë i mbajti tetë vajzat në një dhomë të burgosura. Për fat të mirë, kurrë nuk kam përjetuar ndonjë gjë të keqe. Kur kam jetuar në vilë, Hugh ishte i martuar, kështu që mund të them se jam një nga të paktat që nuk më ka bërë keq”, ka thënë Karla.

Lexo po ashtu Pamela rrëfen për orgjitë që ndodhnin në rezidencën e Playboy të Hugh Hefner

Përndryshe, “lepurushja” e parë që foli publikisht në lidhje me jetën në vilë ishte Holly Madison, e cili ka jetuar me Hefnerin për shtatë vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version