Pronarët nga Virginia e Shteteve të Bashkuara, deshën ta gëzojnë lepurin e shtëpisë së tyre, me ushqimet e tij të preferuara.
Brejtësi u entuziazmua aq shumë, sa që duke dashur t’i kapte i rrëzoi të gjitha në dysheme, bashkë me të cilat ra edhe vet, transmeton Telegrafi.
“Kështu jam edhe unë kur shoh ushqimin e preferuar, vetëm uroj që të mos më bie sipër” ishte një prej komenteve të shumta.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet, duke mbledhur reagime pozitive për sjelljet e kafshës së vogël. /Telegrafi/