Një grua është sulmuar me thikë nga djali i saj në Leposaviq.
Me këtë rast, viktima ka pësuar gërvishtje në dorë dhe ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës Veriore, e më pas është liruar në shtëpi.
I dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/