Telegrafi

Lëpiu pjatat e pronarëve të tij – qeni në SHBA rezulton pozitiv me coronavirus

Një qen në SHBA ka rezultuar pozitiv me coronavirus, pasi ka lëpirë pjatat e pronarëve të tij, të cilët ishin gjithashtu të infektuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeni i pagëzuar me emrin Winston i përket familjes McLean që jetojnë në Chapel Hill, të Karolinës Veriore.

Bëhet e ditur se familja u përfshi në një studim në Universitetin Duke, në të cilin qeni rezultoi pozitiv me virusin më 1 prill.

Helen McLean, burri i saj Samuel – i cili punon në emergjencë, përfshirë djali i tyre Ben, u infektuan me coronavirus, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka simptoma serioze./Telegrafi/