Analisti politik, Fadil Lepaja, kërkon ndërhyrje ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës politike në Kosovës. Në një postim në Facebook, ai ka cek gjashtë gjërat që, sipas tij, në mënyrë urgjente duhet t’i bëjnë BE dhe SHBA-të.
“-KLASA POLITIKE PO E DERGON KOSOVEN DREJT HUMNERES DUKE KRIJUAR KRIZA ME QELLIM.
-KRIZA ESHTE E SAJUAR NGA SEGMENTE NE POZITE DHE OPOZITE DHE NUK MUND TE ZGJIDHET BRENDA SISTEMIT.
-SHOQERIA KOSOVARE NUK MUNDET TE DALE VET NGA KJO KRIZE PA NDIHMEN NDERKOMBETARE
Nese koalicioni qeveritare, besojne se me largimin eventual te opozites nga parlamenti, e kane fituar luften politike qe po zgjate qe nga zgjedhjet e fundit, mendoj se nuk jane duke e pare humneren ne te cilen po e qojne vendin. Largimi i opozites nga parlamenti, gje qe duket e mundshme, do te ishte deshtimi me i madh ne historine e ketyre dy subjekteve politike dhe rrjedhimisht edhe Kosoves.
Duke mbyllur te gjitha rruget e ndikimit te opozites ne procese, dhe (keq)perdorimi i shtetit per te thyer opoziten, koalicioni ka delegjitimue vetveten dhe ka legjitimue kerkesat e opozites, por koalicioni te shqetesuar per fate individuale e grupore, ende nuk po e shohin kete.
Reformimi i partive te koalicionit, si nje nga opcionet te cilat mund te nxirrnin nga kriza, duke nderruar oligarket dhe krimin nga elita politike e vendit, tashme eshte i vonuar dhe nuk sjell rezultate.
Mendoj se eshte koha e fundit qe miqte tone nderkombetare te nderhyjne, duke bere me dije se nuk e perkrahin krimin as ne pushtet e as ne opozite, dhe se duhet ruajtur instrumentet demokratike te verifikimit te vullnetit politik te qytetareve sa here qe vendi ndodhet ne krize kaq te thelle.
Ajo cka ne menyre emergjente, sipas mendimit tim duhet te beje BE dhe SHBA eshte :
1. Me procedure urgjente te liberalizoje vizat, per qytetaret e Kosoves,
2.Te mos veje asnje kusht i cili i demton qytetaret dhe e fuqizon oligarkine dhe krimin..
3. Te shpalle listen e zeze te krimit te organizuar dhe korrupcionit i cili duhet te largohet nga institucionet e shtetit dhe politika
4.Te kerkoje zgjedhje te reja per vjeshten 2016 ose me se largu ne pranvere te 2017, dhe reformimin e ligjeve per zgjedhjet ne parlament dhe ate te presidentit.
5. Te krijoje institucionin e perkohshem te “Tryezes se rrumbullaket” e cila do te perfshinte perpos partive edhe shoqerine civile dhe intelektualet e pavarur te ketij vendi, prej te ciles do te dilnin parimet e pergjithshme per dalje nga kriza dhedo te dilte qeveria teknike e cila do te udhehiqte vendin deri ne zgjedhjet e reja. Kjo tryeze do te udhehiqej nga BE, ne formen e emrimit te ndonje personalitet te deshmuar per menaxhim te krizave dhe respektim te ligjit, dhe me ruajtjen e vetos per vendime te cilat bien ndesh me parimet themelore te Evropes se Bashkuar.
6.Te ngrije perkohesisht te dy marreveshjet e kontestuara, deri pas konstituimit te parlamentit dhe qeverise se re qe do te dilte nga zgjedhjet e reja. dhe te lira, me nje mbikqyrje te madhe nderkombetare” (sic.), ka shkruar Lepaja. /Telegrafi/