Leorant Marmullaku është transferuar zyrtarisht te VfR Heilbronn.
Klubi gjerman bëri të ditur se mesfushori 20-vjeçar iu bashkua atyre nga Sport-Union Neckarsulm.
“Ne ishim në gjendje të nënshkruanim me një lojtar si Leoranti pak para afatit të transferimit nga Sport-Union Neckarsulm Fußball”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit.
“I ardhur nga Kosova, ai ka zhvilluar 23 ndeshje në ligën vitin e kaluar. Leoranti mund të luajë në pozicione të ndryshme dhe është një pasuri për klubin”.
“Ai tashmë është stërvitur me ekipin dhe do të jetë i disponueshëm për aksion kundër SGV Freiberg Fußball Regionalliga Südëest të shtunën. Marmullaku do të mbajë numrin 6-të”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Heilbronn. /Telegrafi/