Kemi dëgjuar raste kur njeriu është “kacafytur” me ndonjë qen apo ujk, por jo edhe me një leopard siç ka ndodhur me një burrë 60-vjeçar që nuk u frikësua fare t’i kundërvihet kësaj kafshe të egër, pa pasur as edhe një armë më të thjeshtë të ftohtë.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin, kur banorët e tmerruar nga frika ishin ngjitur në kulmin e shtëpisë për t’i shpëtuar më të keqes, kur një leopard sulmoi dy persona, transmeton Telegrafi.
Por kur tentoi ta sulmojë edhe të tretin u pendua keq, pasi ai iu kundërvu, madje duke e kapur leopardin për fyti, duke i treguar se nuk është i vetmi që është i fort.
Fatmirësisht ky burrë nga fshati Khairi në Uttar Pradesh në Indi i shpëtoi vdekjes, edhe pse dhëmbët e mprehtë e kësaj kafshe përfunduan në duart dhe këmbët e tij.
Ai tani po shihet si hero në fshatin e tij dhe ka falënderuar zotin që është ende gjallë, dhe që falë një shkopi të hekurt që në momentet e fundit iu gjend afër arriti ta tremb leopardin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4Bum64ApmFk